Skip links

POSEIDON

Poseidon, projekti më i ri i pozicionuar përgjatë shëtitores së Lungomares, në qytetin e Vlorës përbën një avantazh unik për banorët dhe bizneset e këtij biznesi. Poseidon, përshkallëzohet në lartësi në 11 kate, duke krijuar një levizje dinamike të strukturës së tij dhe duke i ofruar kështu vlera të larta arkitekturore ansamblit të objekteve ekzistuese. Dy pjesët simetrike të objektit përshkallëzohen kundrejt njëra-tjetrës duke përftuar veranda me sipërfaqe progresive.
Në objekt është aplikuar sistemi i fasadës së ventiluar me strukturë metalike, një teknologji e re ndërtimi që siguron eficencë të lartë energjie, izolim akustik, performancë afatgjatë e strukturës së ndertesës dhe mbrojtje kundër lagështisë. Përdorimi i vetratave transparente në fasadat e katit përdhe, krijojnë një hapësirë më të madhe drite dhe shikueshmërie.

Client

LiquidThemes

Role

Architect

Date

June 2020

Share

Poseidon

Bregdeti pranë zonës ku Poseidon do të ndërtohet, ka nje shëtitore 5 km të gjatë që do t’i japë një imazh tërësisht harmonik por edhe një identitet unik për qytetin bregdetar të Vlorës. Shëtitorja parashikon krijimin e hapësirave të gjelbërta, si dhe krijimin e vendeve të caktuara për parkimin e automjeteve.