Fiori Di Bosco
Fiori Di Bosco është një kompleks rezidencial me sipërfaqe totale ndërtimi rreth 75.000 m2.
Fiori Di Bosco
Kompleksi rezidencial me sipërfaqe totale ndërtimi rreth 75.000 m2. Kompleksi Fiori Di bosco shtrihet në një sipërfaqe trualli prej 28.000m2, ku 50% e zë gjelbërimi dhe hapësirat rekreative.
Kompleksi Fiori Di Bosco është konceptuar me shpërndarje në gjashtë godina individuale, 10 kate secila, me distancë optimale midis tyre deri në 40 metra.
Kompleks rezidencial
Fiori Di Bosco, një kompleks rezidencial i ndërtuar sipas standardeve Europiane, vjen si rezultat i një bashkëpunimi të suksesshëm të firmave prestigjoze Matrix Konstruksion, Blessed Investment, Edil- Al dhe Concord Investment.
Arkitektura
Konceptimi dhe projektimi i këtij investimi madhështor i është besuar një nga studiove më të mira italiane “Oikos Progetti”.