Skip links

Parku FotoVoltaik “Project Blue” 2

Matrix Konstruksion, në bashkëpunim me Blessed Investment, ka zgjeruar investimin e saj në energjinë e qëndrueshme me nisjen e Parkut Fotovoltaik “Project Blue 2”. Pas suksesit të madh të arritur me “Project Blue 1”, ky park i dytë vjen si një hap i rëndësishëm në zhvillimin e prodhimit të energjisë diellore në Shqipëri. “Project Blue 2” përfaqëson vijimin e përpjekjeve tona për të promovuar burimet e energjisë së pastër dhe për të kontribuar në një të ardhme më të qëndrueshme për vendin dhe rajonin. Lokacioni pranë bregut të detit në Fier ofron kushte ideale për prodhimin e energjisë diellore, duke përdorur teknologjinë më moderne për instalimin e paneleve fotovoltaike dhe duke shfrytëzuar maksimalisht potencialin e energjisë së rinovueshme. Ky projekt konfirmon angazhimin tonë për të sjellë ndryshime pozitive në sektorin energjetik dhe për të mbështetur zhvillimin e qëndrueshëm në Shqipëri.

Vendndodhja

Sheq Marinas, Fier

Sipërfaqja

246 Ha, zona Blue1 & Blue 2

Kapaciteti

100 MW (AC)

Koha e pritshme për funksionimin e dy zonave

50 muaj

Jetëgjatësia e pritshme e njësive fotovoltaike

25 vjet

Website