Skip links

Urban Peak Residence

Projekti më i ri me një pozicion strategjik, në qendër të Tiranës, në kryqezimin e rrugës “Myslym Shyri” dhe Parkut “Rinia”. Godinë e konceptuar me 12 kate, lartësi që vjen duke u shkallëzuar prej katit të katërt. Në aspektin arkitektonik, sfazimi në pjesën veriore dhe lindore të objektit do të mundësojë zhvillimin e tarracave dhe verandave të gjelbëruara.

Urban Peak Residence

Urban Peak Residence është konceptuar për të qenë një godinë me koeficent shumë të lartë sigurie ndaj tërmeteve. Cilësia e ndërtimit të kësaj godine reflektohet në të gjithë komponentët e saj, si: fasada e ventiluar, xhamat termikë, izolimi akustik vertikal dhe horizontal, sistemi i kafazit i pajisur me derë antizjarr, sistemi i kondicionim/aspirimit dhe gjelbërim.