Skip links

Ekipi i Project Blue

Project Blue nuk do të ishte ky që është sot pa përkushtimin, pasionin dhe profesionalizmin e ekipit që e solli në jetë.
Që nga koncepti e deri te realizimi, çdo hap është ndërtuar mbi punën e palodhur, bashkëpunimin dhe përkushtimin e përbashkët.
Kjo nuk ishte thjesht një punë – ishte një rrugëtim , ku secili anëtar kontribuoi me ekspertizë, ide dhe energji pozitive.
Fryma e skuadrës, besimi dhe bashkëveprimi ishin themeli i suksesit të Project Blue .

Matrix Konstruksion në bashkëpunim me Blessed Investment, ka investuar në projektin inovativ të instalimit të parkut diellor energjetik më të madh në Shqipëri dhe në rajon, Parku Fotovoltaik “Project Blue”. “Project Blue” përfaqëson një moment të rëndësishëm në historinë e prodhimit të energjisë në Shqipëri. Është projekti më i madh fotovoltaik në pronësi private në rajon që nuk varet nga subvencionet e qeverisë. Me një kapacitet të planifikuar të instaluar prej 100 MW (AC), ai përbëhet nga dy zona të veçanta, Blue 1 dhe Blue 2. me kapacitet 50 MW (AC) secila. Zona e projektit mbulon një total prej rreth 240 hektarësh të ndarë në dy zona të ndryshme të vendosura pranë bregut të detit, në Fier. Me më shumë se 2,850 orë dielli në vit dhe një rrezatim diellor më të lartë se 1,600 kWh/m2, ky vend mundëson efikasitet më të lartë në prodhimin e energjisë diellore. Shfrytëzimi i kësaj energjie, duke instaluar panele diellore do të sjellë një ndryshim shumë të rëndësishëm në vendin tonë, duke iu bashkuar në këtë mënyrë edhe përpjekjeve globale për të shpëtuar planetin.

Vendndodhja

Sheq Marinas, Fier

Sipërfaqja

246 Ha, zona Blue1 & Blue 2

Kapaciteti

100 MW (AC)

Koha e pritshme për funksionimin e dy zonave

50 muaj

Jetëgjatësia e pritshme e njësive fotovoltaike

25 vjet

Website