Tirana 2000
Duke mbartur filozofinë dhe frymën e “Matrix Konstruksion”, kemi projektuar dhe ndërtuar kullat e para 15-katëshe private në Shqipëri! Kemi zhvilluar një lagje të re rezidenciale, me vendodhje pranë akseve rrugore kryesore dhe me pamjen e. kryeqyteteve botërore.
Aty kemi ndërthurur, në mënyrë të zgjuar, hapësirat e dedikuara ndaj biznesit dhe shërbimeve me ato të rekreacionit dhe të banimit. Ky kompleks i ri rezidencial ka sjelle një vizion të ri mbi jetën e komunitetit, duke u ofruar banorëve infrastrukturën, shërbimet dhe komoditetet e duhura.