TIRANA FESTIVAL CITY

QYTET PARALEL!

Projekti “Tirana Festival City” është një studim zonal për të cilin kemi pregatitur këtë projekt, me rastin e një konkursi ndërkombëtar në 2010.

Për arsye të hapsirave që zë projekti, mund të konsiderohet si një “Qytet Paralel”, në të cilin mund të gjeni të gjitha funksionet dhe shërbimet e nevojshme si dhe organizimin e shumë funksioneve tregtare, sociale e kulturore të cilat do i shtojnë një vlerë të veçantë këtij projekti, duke e kthyer në të parin kompleks rezidencial të projektuar në shtrirje dhe nivele të tilla.

Një projekt ambicioz i cili do ti jepte qytetit të Tiranës shtrirje dhe dimension tjetër në zhvillim, gjithashtu një mënyrë e re projektimi ku nderthuren funsioni, sherbimet dhe ghelberimi. Një ekosistem i ri shoqëror ku njerëzit dhe natyra janë shëmbëlltyra të asaj që mund te jete e ardhmja e kësaj zone të qytetit.

49 Kulla Rezidenciale

Projekti është i vendosur në perëndim të Tiranës, në një zonë tregtare përballë Rrugës së Durrësit, 2 km nga Qendra e Tiranës, 12 km nga Aeroporti “Nënë Tereza”.

ADRESA:
Rr. “Durrësit” Përballë Doganës.
Sipërfaqja e zonës: 220.000 m².
Sipërfaqja totale e projektuar për t’u ndërtuar: 673.500 m².
FUNKSIONET
• 49 kulla rezidenciale, qëndra me e madhe tregare në
qendër të saj;
• Hotel;
• Shkollë te mesme;
• Kulla zyrash;
• Kinema;
• Park dhe fusha sportive;
• Hipermarket;
• Fitness;
• Kafeteri;
• Restorant dhe hapsira shërbimi;
• Garazhe dhe parkim.