Godina e 4-ërt e Kompleksi “Kristal”
Qendër tregtare dhe residencë banimi
Organizimi: Objekti është i organizuar në 40 njësi banimi, me tipologji apartamentesh 1+1, 2+1, 3+1 dhe dublex. Ofron privatesi maksimale duke u ndarë në 4 shkallë të cilat janë të organizuara secila me ashensor dhe ndriçim natyral. Duke përfituar nga pozicioni shumë i favorshëm mes 2 rrugëve me një qarkullim te madh këmbësorësh dhe mjetesh , hapsirat e bisnesit janë të organizuara në 2 katë , ku secili prej kateve ka dalje të drejtpërdrejtë në rrugë dhe ekspozim maksimal nga të dy krahët me fasada të mëdha xhami triplex. Gjithashtu plotësohet pjesa e shërbimeve të kësaj godine dhe me parkimin nëntokësor në katin -1.
Teknologjia e ndërtimit:
- Termoizolim me sistem “Kapotë”
- Vetrata duralumini , dopio xham
- Izolim akustik dhe termik ndërmjet njësive të banimit
- Shtrim me pllaka gres ose tërësisht parket
- Vetrata duralumini me xham triplex në ambientet e biznesit
- Shkallë me ashensor dhe ndriçim natyral
- Depozita uji ne katin -1, garantojnë ujë 24h
- Izolim special termik i tarracës