FSHATI TURISTIK " ARAMERAS"

ELITA E TURIZMIT!

 

Projekti i Fshatit Turistik ndodhet në një zonë pranë Ksamilit dhe Butrintit, vetëm 3 km nga Korfuzi dhe 18 km nga Saranda. Misioni i këtij projekti është të krijojë elitën e turizmit, e cila mungon në Shqipëri. Projekti synon t’u ofrojë turistëve shqiptarë dhe të huaj, emigrantëve, shqiptarëve të Kosovës, dhe të rajonit më gjerë, zbavitjen për të gjitha moshat, atmosferën e këndshme dhe ambjente të gjelbra e të pastra. Turistët do të kenë kënaqësinë të shijojnë të gjitha shërbimet si: restorante, bare, palestra, qëndra relaksi dhe masazhi, sporte të ndryshme, etj.. Resorti disponon një vijë bregdetare të larmishme, e cila do të shfrytëzohet për organizim të shumë sporteve ujore. Sipërfaqja e gjërë e pyllit ofron një tjetër veçanti, duke i ofruar turistëve një mundësi tjetër në shfrytëzimin e kohës së lirë.

Resorti që të gjithë duam

I organizuar me të gjitha shërbimet dhe me një standart bashkëkohor, resorti do të jetë mjaft i përshtatshëm për konferenca dhe mbledhje. Vendndodhja shumë pranë Parkut “Butrinti”, shpallur pjesë e Trashëgimisë Botërore, mbrojtur nga UNESCO, është një
mundësi më shumë për të zhvilluar guida të pasura turistike edhe nga pikëpamja kulturore, historike dhe arkeologjike.

ADRESA:
Ksamil, Sarandë.
Sipërfaqja e zonës: 60 Ha.:
20 ha të disponuar për ndërtim;
40 ha pyje dhe gjelbërim.
Sipërfaqje totale e tokës për ndërtim: 220.000 m².
Sipërfaqja totale e ndërtimit: 41.000 m².
FUNKSIONET
• Vila familjare me qera dhe për t’u shitur;
• Hotel;
• Pishina;
• Palestra dhe fusha sportive;
• Bare dhe Restorante;
• Dhoma Konferencash;
• Disko dhe dyqane;
• Qendër Relax;
• Infermieri për fëmijët dhe turistët etj..