Skip links

TRANSPORT HEKURUDHOR

Një shprehje thotë “Nëse do të vendosësh për standardin e një vendi, gjyko cilësinë e hekurudhave”. Kompania “Matrix Konstruksion”, në partneritet, ka realizuar, rikonstruksionin e një prej linjave kryesore të Hekurudhës Shqiptare (HSH), linjën Fier – Vlorë, për të ofruar një transport të shpejtë, të sigurtë, komod, ekonomik dhe miqësor ndaj mjedisit.

Linja hekurudhore Fier – Vlorë

Linja hekurudhore Fier – Vlor shërben për transportin e mallrave dhe pasagjerëve. Kjo linjë kalon nëpër një terren fushor, me përbërje formacionesh të dobëta gjeologjike, duke i vendosur ekipet tona përballë sfidave teknike. Segmenti ka një gjatësi prej 34 km, si dhe një tunel me gjatësi 758 m, i quajtur “Tuneli i Qafës së Koshovicës”.