Kush Jemi
Matrix Konstruksion është një nga shoqëritë e ndërtimit më të mëdha në vend. E krijuar në janar të vitit 1999, me qendër në Tiranë, Matrix Konstruksion ka si objekt veprimtarie projektimin dhe ndërtimin e qendrave rezidenciale, ambjenteve social-kulturore, tregtare, projektimin, ndërtimin dhe menaxhimin e fshatrave turistikë, etj..
Çelësi i suksesit tonë është “Fokusimi ndaj Klientit”. Në këtë kuadër, menaxhimi i brendshëm i Shoqërisë sonë është një sistem i fortë mbështetës, që bazohet në dedikimin tonë ndaj përmbushjes dhe kënaqjes së dëshirave të klientëve tanë. Ne i konsiderojmë klientët si Partnerët tanë të veçantë dhe ruajmë me ta raporte të hapura dhe transparente.
Në veprimtarinë e saj shoqëria është e orientuar drejt eleminimit ose minimizimit të impaktit ambjental duke qenë të ndjeshëm ndaj traditës historike dhe kulturore.
Matrix Konstruksion ka njerëzit, pajisjet, materialet, eksperiencën, dhe të gjitha resurset për të përmbushur çdo projekt në kohë, cilësi dhe buxhet.
Matrix Konstruksion
Me një eksperiencë pune disa vjeçare ka si objekt veprimtarie:
  • Projektimin dhe ndërtimin e qendrave rezidenciale
  • Ambjenteve social-kulturore
  • Ndërtimi dhe menaxhimi i qendrave tregëtare
  • Ndërtimin dhe menaxhimin e fshatrave turistikë
  • Ndërtimin dhe menaxhimin në infrastrukturën dhe industrinë e transportit

PARTNERITETI

Një nga arsyet e suksesit dhe të efektivitetit të Matrix Konstruksion është dhe partneriteti strategjik i maturuar me institucionet prestigjoze dhe shoqëritë që ofrojnë pajisje dhe materiale, financime, sigurime, etj. Në themel të këtyre marrëdhënieve qëndron besimi dhe respekti reciprok i fituar në vite pune experiencë.

Shoqëria operon me partnerë të cilët njihen për seriozitetin e tyre në fushat ku ato zhvillojnë bizneset e tyre. Kjo i krijon shoqërisë fleksibilitet më të madh në organizimin e punimeve dhe angazhimin e forcave më të afta e më të specializuara për kryerjen e punimeve. Duke qenë një partner i besueshëm Matrix Konstruksion mban partneritete financiare me Institucione dhe Banka të rëndësishme në vend.