Matrix Konstruksion

Matrix Konstruksion është një zë aktiv në industrinë e Ndërtimit dhe synon të afrojë bashkë interesat e klientëve dhe të ndërtuesve për të ndërtuar një të ardhme të qëndrueshme për të gjithë.

Shoqata e Ndërtuesve të Shqipërisë

Matrix Konstruksion është një nga shoqëritë themeluese të Shoqatës së Ndërtuesve të Shqipërisë (SHNSH), shoqata më e madhe e bisnesit në vend, dhe është anëtare e Bordit Drejtues të kësaj shoqate. Presidenti i Matrix Konstruksion, Z. Arjan Leskaj, është aktualisht z.kryetar i Bordit Drejtues të SHNSH. Në këtë kuadër Matrix Konstruksion ka dhënë dhe jep një kontribut të veçantë në mbarëvajtjen e aktivitetit të shoqatës me qëllim përmbushjen e synimeve, kërkesave dhe nevojave të vetë shoqatës, për të nxitur dhe ofruar standarte bashkëkohore dhe lehtësira që lidhen me legjislacionin, teknologjinë, sigurinë në sektorin e ndërtimit.

 

Dhoma e Tregëtisë dhe Industrisë së Shqipërisë

Matrix Konstruksion është, prej vitesh, anëtare e Dhomës së Tregëtisë dhe Industrisë së Shqipërisë. Në kuadër të këtij anëtarësimi, Shoqëria “Matrix Konstruksion” ka marrë pjesë në aktivitete ekonomike si: misione biznesi, panaire të ndryshëm të zhvilluar brenda dhe jashtë vendit, duke konkuruar denjësisht me shërbimet dhe standartet e krijuara, në një dekadë të tërë veprimtarie, në fushën e ndërtimit, si dhe duke lidhur partneritete të rëndësishme kombëtare dhe ndërkombëtare.