"Si mjeshtër në ndërtim ne u shërbejmë nevojave të njerëzve dhe jemi të lumtur që jemi pjesë e ndërtimit të një Shqipërie më të mirë.

logo

Matrix Konstruksion është një nga shoqëritë e ndërtimit me te mëdha ne vend. E krijuar ne janar te vitit 1999, me qendër ne Tirane, Matrix Konstruksion ka si objekt veprimtarie projektimin dhe ndërtimin e qendrave rezidenciale, ambienteve social-kulturore, tregtare, projektimin, ndërtimin dhe menaxhimin e fshatrave turistike, etj..

Çelësi i suksesit tone është "Fokusimi ndaj Klientit". Ne ketë kuadër, menaxhimi i brendshëm i Shoqërisë sonë është një sistem i forte mbështetës, qe bazohet ne dedikimin tone ndaj përmbushjes dhe kënaqjes se dëshirave te klientëve tanë. Ne i konsiderojmë klientët si Partnerët tanë te veçante dhe ruajmë me ta raporte te hapura dhe transparente.
Ne gjithmonë shikojmë drejt te ardhmes dhe jemi te vendosur te ofrojmë dhe përhapim prodhimet me te avancuara dhe shërbimet me efektive, duke kërkuar dhe përdorur materiale, metoda dhe teknologji te reja. Kjo është themelore për misionin tone.
Ne veprimtarinë e saj shoqëria është e orientuar drejt eliminimit ose minimizimit te impaktit ambiental duke qene te ndjeshëm ndaj traditës historike dhe kulturore.
Matrix Konstruksion ka njerëzit, pajisjet, materialet, eksperiencën dhe te gjitha resurset për te përmbushur çdo projekt ne kohe, cilësi dhe budget.
Me një eksperiencë pune 10 vjeçare, Matrix Konstruksion është tashme një garantues serioz i investimeve te klientëve, duke përfaqësuar ne ketë mënyre një nga kompanitë me prestigjioze dhe te respektuara ne vend, ne industrinë e ndërtimit.

 STAFI YNË

our staff

Që prej 1999, krijimit të shoqërisë, Stafi financiar, legal, teknik, njerëzor operon në zyrat qendrore të Matrix Konstruksion.
Ata ofrojnë mbështetje për të gjitha operacionet tona në fushë: që nga marrëdhëniet dhe veprimet financiare me institucionet shtetërore, bankat, shoqëritë e sigurimit, klientët; marrëdhëniet ligjore me pronarët, klientët; korrespondencat; njohja e tregut; partneritetet, zhvillimi dhe konsolidimi i tyre; si dhe menaxhimin e të gjitha situatave të ndryshme. Stafi ynë i mirëtrainuar dhe me eksperiencë të gjatë ofron mbështetje cilësore dhe me standartet e kërkuara.
Njerëzit tanë të talentuar, të udhëhequr nga një lidearship i fortë kanë zhvilluar një numër të konsideruar projektesh, duke filluar
nga konceptimi deri të realizimi final i tyre. Shumë nga punonjësit e Matrix Konstruksion janë rritur dhe maturuar në aktivitetin
tonë, ndërsa të tjerë kanë sjellë një eksperiencë të vlefshme duke siguruar një balancë të prespektivave të ndryshme. 

PARTNERITETET

PartnersNjë nga arsyet e suksesit dhe të efektivitetit të Matrix Konstruksion është dhe partneriteti strategjik i maturuar me institucionet prestigjoze dhe shoqëritë që ofrojnë pajisje dhe materiale,
financime, sigurime, etj. Në themel të këtyre marrëdhënieve qëndron besimi dhe respekti
reciprok i fituar në vite pune experiencë.
Shoqëria operon me partnerë të cilët njihen për seriozitetin e tyre në fushat ku ato zhvillojnë bizneset e tyre. Kjo i krijon shoqërisë fleksibilitet
më të madh në organizimin e punimeve dhe angazhimin e forcave më të afta e më të specializuara
për kryerjen e punimeve.
Duke qenë një partner i besueshëm Matrix Konstruksion mban partneritete financiare me Institucione dhe Banka të rëndësishme në vend.

AKTIVIZMI

Matrix Konstruksion është një zë aktiv në industrinë e Ndërtimit dhe synon të afrojë bashkë interesat e klientëve dhe të ndërtuesve për të ndërtuar një të ardhme të qëndrueshme për të gjithë.
Matrix Konstruksion është një nga shoqëritë themeluese të Shoqatës së Ndërtuesve të Shqipërisë (SHNSH), shoqata më e madhe e bisnesit në vend, dhe është anëtare e Bordit Drejtues të kësaj shoqate. Presidenti i Matrix Konstruksion, Z. Arjan Leskaj, është aktualisht z.kryetar i Bordit Drejtues të SHNSH. Në këtë kuadër Matrix Konstruksion ka dhënë dhe jep një kontribut të veçantë në mbarëvajtjen e
aktivitetit të shoqatës me qëllim përmbushjen e synimeve, kërkesave dhe nevojave të vetë shoqatës, për të nxitur dhe ofruar standarte bashkëkohore dhe lehtësira që lidhen me legjislacionin, teknologjinë, sigurinë në sektorin e ndërtimit.
Matrix Konstruksion është, prej vitesh, anëtare e Dhomës së Tregëtisë dhe Industrisë së Shqipërisë. Në kuadër të këtij anëtarësimi, Shoqëria “Matrix Konstruksion” ka marrë pjesë në aktivitete ekonomike si: misione biznesi, panaire të ndryshëm të zhvilluar brenda dhe jashtë vendit, duke konkuruar denjësisht me shërbimet dhe standartet e krijuara, në një dekadë të tërë veprimtarie, në fushën e ndërtimit, si dhe duke lidhur partneritete të rëndësishme kombëtare dhe ndërkombëtare.