KOMPLEKSI RESIDENCIAL TIRANA 2000

ADRESA

tek ish Ekspozita “Shqipëria Sot”.

• Sipërfaqja totale e zonës: 20.000 m².
• Sipërfaqja totale e ndërtimit: 50.000 m².


FUNKSIONET

• Apartamente;
• Zyra;
• Shkollë;
• Librari;
• Bare, Restorante;
• Ambjente Rekreative;
• Kënde lojrash e ambjente të gjelbëruara;
• Garazhe.


VLERA

Ky Kompleks i ri rezidencial përfaqëson një vizion të ri mbi jetesën në komunitet duke u ofruar banorëve infastrukturë, shërbime e komoditet në përputhje të plotë me kërkesat e kohës. Kompleksi ka një kompozim urbanistik tepër të veçantë, duke kombinuar katër objekte më të larta me karakter “kullë” me ndërtime gjatësore që ndjekin profilin e rrugës.
E gjithë kjo është vetëm një vlerë e shtuar në mënyrën e të jetuarit tradicional në lagjet e Tiranës. Kompleksi ofron apartamente, hapësira tregtare e sociale të standarteve më të larta lidhur me sipërfaqet e ofruara dhe cilësinë e realizimit të tyre.

 

KOMPLEKSI KOMUNA E PARISIT

ADRESSA

• Rr. “Komuna e Parisit”, pranë Kopshtit Botanik.
• Sipërfaqja totale e zonës: 1.900 m².
• Sipërfaqja totale e ndërtimit: 9.000 m².

 

FUNKSIONET

• Apartamente;

• Zyra;
• Dyqane;
• Garazhe.

 

VLERA

Ky objekt ndodhet në një lagje të re të Tiranës, pranë Kopshtit Botanik. Pozicioni i tij ofron një pamje piktoreske të qytetit të Tiranës.
Standartet bashkëkohore të ndërtimit që i ofrohen klientëve si, përsa i përket konceptimit dhe organizimit të sipërfaqeve të banimit, zyrave apo ambjenteve të tjera të shërbimit, ashtu edhe përsa i përket infrastrukturës së ndërtuar rishtaz për këtë objekt, janë dëshmi e angazhimit të shoqërisë për përmirësimin e cileësisë së jetesës së klientëve.

 

KOMPLEKSI CONDOR


ADRESA

• Rr. “Konferenca Pezës”.
• Sipërfaqja totale e zonës: 6.000 m².
• Sipërfaqja totale e ndërtimit: 35.400 m².


FUNKSIONET

• Apartamente;
• Qendër Tregtare;
• Zyra;
• Garazhe.


VLERA

Kompleksi është i vendosur në Veri - Perëndim të Qytetit të Tiranës, në Rr. “Konferenca Pezës”, ish Parku i Autobuzave dhe vetëm pak kilometra nga Qendra e Tiranës. Është një zonë e re ndërtuar sipas standarteve që kërkon koha, duke iu orfruar të gjitha shërbimet dhe komoditet banorëve të saj.

 

KOMPLEKSI REZIDENCIAL KRISTAL


ADRESA

• Rr. “Komuna Parisit”.
• Sipërfaqja totale e zonës: 17.000 m².
• Sipërfaqja totale e ndërtimit: 47.600 m².


FUNKSIONET

• Apartamente;
• Qendër Tregtare;
• Shkollë;
• Kinema;
• Supermarket;
• Ambjente Rekreative;
• Kende Lojrash e Ambjente të Gjelbëruara;
• Garazhe dhe Parkim.


VLERA

Kompleksi është i vendosur në Jug-Perëndim të qytetit të Tiranës, pranë Rr. “Komuna Parisit” dhe vetëm pak kilometra nga Parku i Madh i Tiranës.
Kompleksi është tërësisht i kompletuar me infrastrukturë e shërbime duke i ofruar banorëve të saj të gjitha komoditetet që kërkon jeta e përditshme.
Shërbimet që organizon Qendra Tregtare „KRISTAL“, janë të standarteve më të larta dhe ndërlidhen më së miri edhe me shërbime të shumta sociale që ofrohen si shkollë e kinema, duke siguruar një jetë sociale të standarteve bashkëkohore.