ALI DEMI

Adresa: Rr. “Ali Demi”.
Sipërfaqja totale e zonës: 5. 324 m².
Sipërfaqja totale e ndërtimit: 24. 619 m².


FUNKSIONET

• Apartamente;
• Qendër Tregtare;
• Zyra;
• Park dhe fusha sportive;
• Supermarket;
• Fitnes;
• Kafeteri;
• Restorant dhe hapsira shërbimi;
• Garazhe dhe Parkim.


VLERA

Kompleksi është i vendosur në Jug-Lindje të qytetit të Tiranës, në Rrugën “Ali Demi”, vetëm pak kilometra nga Qendra e Tiranës.
Për arsye të zonës ku ndodhet projekti si dhe shtrirjes së tij, mund të konsiderohet si një “Qytet Satelit”, në të cilin mund të gjeni të gjitha funksionet, atraksionet dhe komoditetet që ofron një Qytet.
Ky do të jetë një kompleks rezidencaial i cili do t’i ofrojë banorëve të saj të gjitha shërbimet parësore e jo vetëm, duke organizuar në ambjentet e tij zona tregtare e sociale. Moto e qartë e këtij projekti është cilësi në jetën individuale, duke ofruar cilësi jo vetëm në banesën e secilit, por mbi të gjitha cilësi në jetesën në komunitet.

 

FSHATI TURISTIK SARANDË

Adresa: Ksamil, Sarandë.

Sipërfaqja e zonës: 60 Ha.:
20 ha të disponuar për ndërtim;
40 ha pyje dhe gjelbërim.
Sipërfaqje totale e tokës për ndërtim: 220.000 m².
Sipërfaqja totale e ndërtimit: 41.000 m².


FUNKSIONET

• Vila familjare me qera dhe për t’u shitur;
• Hotel;
• Pishina;
• Palestra dhe fusha sportive;
• Bare dhe Restorante;
• Dhoma Konferencash;
• Disko dhe dyqane;
• Qendër Relax;
• Infermieri për fëmijët dhe turistët etj..


VLERA

Projekti i Fshatit Turistik ndodhet në një zonë pranë Ksamilit dhe Butrintit, vetëm 3 km nga Korfuzi dhe 18 km nga Saranda.
Misioni i këtij projekti është të krijojë elitën e turizmit, e cila mungon në Shqipëri. Projekti synon t’u ofrojë turistëve shqiptarë dhe të huaj, emigrantëve, shqiptarëve të Kosovës, dhe të rajonit
më gjerë, zbavitjen për të gjitha moshat, atmosferën e këndshme dhe ambjente të gjelbra e të pastra. Turistët do të kenë kënaqësinë të shijojnë të gjitha shërbimet si: restorante, bare, palestra, qëndra relaksi dhe masazhi, sporte të ndryshme, etj..
Resorti disponon një vijë bregdetare të larmishme, e cila do të shfrytëzohet për organizim të shumë sporteve ujore. Sipërfaqja e gjërë e pyllit ofron një tjetër veçanti, duke i ofruar turistëve një mundësi tjetër në shfrytëzimin e kohës së lirë. I organizuar me të gjitha shërbimet dhe me një standart bashkëkohor, resorti do të jetë mjaft i përshtatshëm për konferenca dhe mbledhje. Vendndodhja shumë pranë Parkut “Butrinti”, shpallur pjesë e Trashëgimisë Botërore, mbrojtur nga UNESCO, është një mundësi më shumë për të zhvilluar guida të pasura turistike edhe nga pikëpamja kulturore, historike dhe arkeologjike.

 

TIRANA FESTIVAL CITY

Adresa: Rr. “Durrësit” Përballë Doganës.
Sipërfaqja e zonës: 220.000 m².
Sipërfaqja totale e projektuar për t’u ndërtuar: 673.500 m².


FUNKSIONET

• 49 kulla rezidenciale, qëndra me e madhe tregare në qendër të saj;
• Hotel;
• Shkollë te mesme;
• Kulla zyrash;
• Kinema;
• Park dhe fusha sportive;
• Hipermarket;
• Fitness;
• Kafeteri;
• Restorant dhe hapsira shërbimi;
• Garazhe dhe parkim.


VLERA

Projekti është i vendosur në perëndim të Tiranës, në një zonë tregtare përballë Rrugës së Durrësit, 2 km nga Qendra e Tiranës, 12 km nga Aeroporti “Nënë Tereza”.
Për arsye të hapsirave që zë projekti, mund të konsiderohet si një “Qytet Paralel”, në të cilin mund të gjeni të gjitha funksionet dhe shërbimet e nevojshme si dhe organizimin e shumë funksioneve tregtare, sociale e kulturore të cilat do i shtojnë një vlerë të veçantë këtij projekti, duke e kthyer në të parin kompleks rezidencial të projektuar në shtrirje dhe nivele të tilla.

 

KOMPLEKSI FILANTO


ADRESA:

Rr. “Don Bosko”, ish Ndërrmarja Filanto dhe Uzina Partizani.
Sipërfaqja e zonës: 90.000 m²
Sipërfaqja totale e projektuar për t’u ndërtuar: 198.000 m².


FUNKSIONET

• Apartamente;
• Hotel;
• Qënder tregtare;
• Zyra;
• Kinema;
• Park dhe fusha sportive;
• Hipermarket;
• Fitness;
• Kafeteri;
• Restorant dhe hapsira shërbimi;
• Garazhe dhe parkim.


VLERA

Kompleksi është i vendosur në Veri-Perëndim të qytetit të Tiranës, në Rr. “Don Bosko”, 1.5 km nga Qendra e Tiranës, 13 km nga Aeroporti “Nënë Teresa”. Ky do të jetë një ndër komplekset rezidencialë më të gjerë në Tiranë, i cili, në harmoni me ndërtesat rezidenciale, do të ketë hapsira të shumta për nevojat e banorëve si: park, qendër tregtare, fusha sportive, zyra, etj..
Ambjentet e krijuara në të tilla komplekse, krijojnë një frymë edhe më edukative për brezin e ri, duke hedhur kështu hapat e parë, jo vetëm mbi të menduarin për një urbanistikë të mirëfilltë por, edhe mbi konceptin e sociologjisë urbane, duke vlerësuar faktin se të tilla komplekse ndikojnë psikologjikisht në komunitet.